Futbollisti i Evertonit: Ancelotti na kërkonte të vinte në “party” me ne

Futboll

Futbollisti i Evertonit: Ancelotti na kërkonte të vinte në “party” me ne

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:13
Carlo Ancelotti

Ndërsa po përgatitet për debutimin me Francën në Kampionatin Europian (të martën, 15 qershor, është ndeshja e madhe kundër Gjermanisë, në Mynih), Lucas Digne, anësori i “gjelave”, foli për trajnerët që kishte pasur në karrierën e tij. E bëri këtë përmes një interviste me “L’Equipe”.

“Më kërkuesi? Unë do të thoja Luciano Spalletti, – janë fjalët e 28-vjeçarit të Everton, i cili luajti te Roma më 2015-2016. – Ne bënim një orë e gjysmë video-analizë para lojërave dhe një orë e gjysmë pas tyre. Për disa lojtarë, kjo është e rëndë, por unë e dua atë. Për një mbrojtës është me të vërtetë e rëndësishme. Pas një kohe gjithçka bëhet automatike në fushë”.

Një anekdotë për Carlo Ancelotti, trajneri i tij në dy sezonet e fundit me Everton: “Ai është strategu më i mirë. I analizon shumë mirë kundërshtarët, i lexon mjaft mirë ndeshjet. Në çdo ndeshje përpiqet të përshtatet me lojtarët që ka në dispozicion. E ndryshon sistemin sipas situatave dhe, mbi të gjitha, ua shpjegon shumë mirë lojtarëve atë që dëshiron. Mesazhi i tij përcillet shumë lehtë. Luis Enrique te Barcelona ishte gjithashtu shumë i mirë në këtë aspekt. Udhëzimet e tij ishin shumë të qarta dhe precize”.

Diçka më tepër për Ancelotti: “Ai është njeri i mirë dhe di si t’i përçojë mesazhet me ironi. Gjatë periudhës së Covid-19, për shembull, ai nuk donte që ne të bënim festa. Ancelotti na tha: Nëse do të keni ndonjë “party”, më ftoni dhe mua, sepse do t’ju kem para sysh. Në mëngjes, trajneri donte të pinte kafe me ne. Ai flet për gjithçka, çfarë ka ndodhur një ditë më parë, për jetën e përditshme, për familjet tona. Kur lindi vajza ime gjatë Covid-19, Ancelotti dhe stafi i tij u kujdesën shumë për mua, ishin shumë të pranishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat