Akuzat për transferimin e Muriqit te Lacio, klaneve e pazareve, vëllai i Igli Tares: Çështja do të shkojë në gjykatë

Futboll

Akuzat për transferimin e Muriqit te Lacio, klaneve e pazareve, vëllai i Igli Tares: Çështja do të shkojë në gjykatë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:25
Vedat Muriqi

“Report”, emisioni investigativ në RAI 3 shfaqi mbrëmjen e djeshme një speciale “Shkëlqimi dhe mjerimi i zotërinjve të futbollit”, në të cilin investigimi zbulon se Igli Tare dhe i vëllai i tij Genti zotërojnë një kompani bastesh, me lidhje shumë të dyshimta, transaksione të dyshimta dhe lidhje me persona të papërshtatshëm apo transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce te Lacio për shumën e 17.5 milion eurove.

Në lidhje me këtë temë, Genti Tare që ishte edhe Konsull i Shqipërisë në Stamboll ka folur në një intervistë për mediat. Tare e cilëson një goditje prej suksesit të Iglit, ndërsa tregon edhe Fiorentina ofroi 20 milion euro për Muriqin.

“Muriqi erdhi vjet te Lazio, unë kam tre vite që nuk kam qenë më konsull i përgjithshëm. Igli Tare është figurë e dashur e Shqipërisë. Ata thonë gjithashtu se duke qenë se vëllai i tij ka qenë konsull në Turqi ka mundësuar blerjen e Muriqit që e ka marrë 17 milionë, por është shumë i shtrenjtë për aq.

Nëse Muriqi bën 30 gola këtë sezon do i shkoj vlera 30 milion. E çfarë do të thonë ata pastaj që Genti Tare ka qenë magjistar? Çështja shkon në gjykatë dhe do ta paguajnë ato media për shkrimin që kanë bërë dhe faktet duhen verifikuar.

Gazetarët shqiptarë duhet ta mbrojnë figurën e Igli Tares që aq sa ka bërë nuk e di, po vetëm mirë i ka bërë Shqipërisë, keq nuk i ka bërë. Kjo u soll sërish në media dhe pse është çështje e mbyllur.

Pas 3 vitesh kthehet sërish në vëmendje. Po riprodhohet sikur ka hetime, nuk ka më hetime. Kjo bëhet për të goditur vëllain tim se është i suksesshëm atje ku është.

Transferimi i çuditshëm i Muriqit? Kur u ble Muriqi vjet, Fiorentina dha 20 milionë euro. Muriqi meqë kishte shqiptar te Lacio në raport me Iglin, tha do iki vetëm te Lazio. Këtë ta keni se nuk e dinte njeri”, tha ndër të tjera Genti Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat