Mesazhi i prerë

Futboll

Mesazhi i prerë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:32
Mesazhi i prerë

Mesazhi i prerë i presidentit të PSG-së Al Khelaifi në lidhje me yllin francez Kylian Mbappe, ka befasuar drejtuesit e lartë të “Los Blancos” rreth planit të tyre për të nënshkruar me të këtë verë.

Kur presidenti i Paris Saint-Germain Al Khelaifi lëshoi bombën në faqet e “L’Équipe” të Dielën, duke thënë se Kylian Mbappé do të qëndrojë 100% në Paris, numri një i Realit të Madridit, Florentino Pérez dhe drejtuesit e lartë në selinë e klubit spanjollë, u detyruan të heqin dorë nga ylli francez.

Një ndjenjë e pranimit të dështimit ka filluar të ndihet në “Santiago Bernabéu”, pasi beteja për transferimin e Kylian Mbappe në Madrid duket se është bllokuar përfundimisht, të paktën për këtë verë.

Deklarta e Al Khelaifi (Ne kurrë nuk do ta shesim Mbappe) tregon qartë se PSG nuk është një klub që i shet me lehtësi lojtarët, edhe në rastin kur ata duan të largohen siç ishte situata me Verrattn dhe Rabiot.

Paratë nuk janë problem për nën-kampionët e Francës dhe PSG dëshiron të tregojë publikisht se ata preferojnë të injorojnë një ofertë fitimprurëse transferimi, sesa të pranojnë se një nga lojtarët e tyre dëshiron t’i bashkohet një klubi tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat