Edhe Demiri të Llapi

Futboll

Edhe Demiri të Llapi

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:37
Edhe Demiri të Llapi

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, vazhdon me përforcime.

Kryetrajneri Tahir Batatina, synon që të kompletojë ekipin në çdo repart për garat evropiane përkatësisht në Cobference League.  

“Ardit Demiri është përforcimi më i ri i skuadrës së Llapit. Mesfushori me tipare defansive i bashkohet skuadrës në përgatitjet për garat evropiane si dhe ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin.

Ardit Demiri, 20 vjeç, i lindur më 22.01.2001 në Tetovë, i gjatë 1.76 cm. Ish reprezentues i Maqedonisë në grupmoshat U-16 dhe U-19. Karrierën e ka filluar tek skuadra e madhe shqiptare, Shkëndija e Tetovës, ndërsa ishte pjesë edhe e Renovës dhe së fundmi Dritës së Tetovës.

KF Shkëndija (2011-2019) – 8 edicione
KF Renova (2019/20)
KF Drita Tetovë (2020/21) – 23 ndeshje, 1 gol”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat