Cërnilishta krenare me shqiptarin

Futboll

Cërnilishta krenare me shqiptarin

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:24
Cërnilishta krenare me shqiptarin

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll sapo përfundoi stërvitjen e parë pas arritjes në Bukuresht për pjesëmarrjen debutuese në EURO 2020, shkruan News-TV..

Siç dihet te Maqedonia luajnë futbollistët shqiptarë: Arjan Ademi, Ferhan Hasani, Enis Bardhi, Egzon Bejtullai, Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski.

Ndeshjet e Maqedonisë në këtë europian po priten me padurim edhe në vendin tonë.

E ndër vendbanimet që po e përjeton me emocione të mëdha debutimin e kuqeverdhëve në europian është Cërnilishta, (afër qytetit të Prilepit), fshat në komunën e Dollnenit, aty prej nga e ka origjinën Ezgjan Alioski.

“Sot më krenar se kurrë, një Cërnilishtas udhëton për #EURO2020! Historike dhe shumë krenar! GjaniSuksese”, është shkrimi i postuar në faqen e Cërnilishtës.

Maqedonia e Veriut gjendet në grupin “C” bashkë me Ukrainën, Holandën dhe Austrinë. Me këtë të fundit luan me 13 qershor, katër ditë më vonë takohet me Ukrainën po në Bukuresht, ndërsa me 21 qershor do të luaj ndaj Holandës në Amsterdam Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat