Lloris: E dimë se çfarë ëndërrojnë kundërshtarët tanë

Futboll

Lloris: E dimë se çfarë ëndërrojnë kundërshtarët tanë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 08:09
Hugo Lloris

Hugo Lloris, portieri i Francës, ka folur në lidhje me pritshmërinë e madhe që ka për skuadrën e Deschamps në prag të Europianit.

“E dimë se konsiderohemi favoritë, jemi kampionët e botës në fuqi”, ka thënë portieri i Tottenham.

“Ëndrra e të gjitha skuadrave është pikërisht që të mundin Francën. Mendoj se është normale. Nga ana jonë, mund të them se jemi gati ta pranojmë këtë sfidë”.

Domethënë, asnjë frikë për numrin një të Francës që në fazën me grupe të Europianit do të përballet me fuqi të kalibrit të Gjermanisë, Portugalisë dhe Hungarisë, kundërshtarë aspak të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat