Brazili vazhdon me fitore në kualifikueset e Kupës së Botës, mposht Paraguain

Futboll

Brazili vazhdon me fitore në kualifikueset e Kupës së Botës, mposht Paraguain

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 08:24
Brazili

Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore ndaj Paraguait me rezultat 0-2 në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Selecao ka vazhduar serinë e qind për qind duke marrë edhe fitoren e gjashtë nga po kaq ndeshje kualifikuese në grupin amerikano-latin.

Fitorja e Brazilit erdhi e gjitha nën regjinë e yllit kryesor dhe kapiteni, Neymar, i cili shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por me Brazilin që shënoi golin e vetëm me anë të Neymar (4’) që shënoi për 0-1 pas asistimit të Gabriel Jesus.

Brazili shënoi edhe në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Richarlison, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Selecao ishte ekip më i mirë duke krijuar më shumë dhe duke shënuar edhe një gol për të siguruar fitoren.

Goli i dytë dhe i sigurisë erdhi në minutat shtesë të ndeshjes me anë të Lucas Paqueta, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 0-2 pas asistimit të Neymar.

Me këtë fitore, Brazili e sheh veten në pozitën e parë me 18 pikë, ndërsa Paraguai vendin e gjashtë me shtatë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Selecao udhëton te Kili, teksa Paraguai udhëton te Ekuadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat