Franca në telashe

Futboll

Franca në telashe

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:25
Franca në telashe

Përzgjedhësi i kombëtares së Francës, Didie Deshamps insiston se ishte vendimi i tij për të nxjerrë Karim Benzeman nga fusha në miqësoren ndaj Bullgarisë. Sulmuesi i Real Madridit pas 6 vite mungesë u ftua te Franca për “Euro 2020”, ndërsa në miqësoren me Bullgarinë pësoi lëndim.

Olivier Zhiru, zëvendësoi ish yllin e Lyonit dhe ia doli mjaftë mirë duke shënuar dy herë. Sidoqoftë, mbështetësit e Francës ishin të fokusuar te gjendja e Benzemas, ngase ka frikë nëse ky i fundit nuk do jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian. Pavarësisht shqetësimeve Deshamp është optimist se qendërsulmuesi do jetë gati.

“Ai mori një goditje të mirë në muskujt para gjurit. Ai u ndal se luajturi sepse e ndjeu fortë dhe stafi mjekësorë janë në anën e tij.

Kemi nivel të lartë të stafit mjekësore, do bëjmë gjëra të drejta. Do bëhet mirë ditë pas ditë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk ka asgjë dramatike”, tha mes tjerash Deshamp.

Franca do përballet me Gjermaninë në ndeshjen e parë të grupit, të martën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat