Trajneri i Anglisë: Unë nuk kam besuar kurrë...

Futboll

Trajneri i Anglisë: Unë nuk kam besuar kurrë...

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:55
Trajneri i Anglisë: Unë nuk kam besuar kurrë...

Në një letër të hapur drejtuar tifozëve, trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, i premton vendit se “Tre Luanët” do të jenë një shembull si brenda ashtu edhe jashtë fushe këtë Europian.

“Ky është një grup special. Modest, krenar dhe lojtarët tanë janë modele sjelljeje. Dhe përtej kufijve të fushës, ne duhet të pranojmë ndikimin që ata mund të kenë në shoqëri.

Ne duhet t’u japim atyre besim që të përkrahin shokët e tyre të skuadrës dhe besim për gjërat që kanë rëndësi për ta si njerëz.

Unë nuk kam besuar kurrë se ne duhet të mendojmë vetëm për futbollin”, shkruan ndër të tjerë trajneri i një kombëtareje, që e kanë ndjekur shpesh skandalet jashtë fushe në turnetë e rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat