Kritika

Futboll

Kritika

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:08
Kritika

Lojtarët e Kombëtares së Brazilit e kanë kritikuar vendimin për mbajtjen e Kupës së Amerikës në vendin e tyre, por kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në këtë turne.

Federata e Futbollit e Amerikës Jugore (CONMEBOL) e zhvendosi zhvillimin e Kupës së Amerikës nga Argjentina dhe Kolumbia në Brazil më 1 qershor.

CONMEBOL e mori një vendim të tillë për shkak të rasteve të shumta me koronavirus në Argjentinë dhe për shkak të trazirave civile në Kolumbi.

Në një reagim të përbashkët, lojtarët e Brazilit thanë: “Për arsye të ndryshme, qofshin ato njerëzore apo profesionale, ne nuk jemi të kënaqur me mënyrën sesi CONMEBOL është marrë me Kupën e Amerikës”.

Mediat braziliane kishin raportuar se lojtarët ishin të pakënaqur që nuk ishin konsultuar për vendimin. Por lojtarët kanë thënë në komunikatën e tyre se ata kurrë nuk kishin menduar ta bojkotonin turneun.

As Brazili s’i ka punët më mirë se Argjentina me virus, pasi është vendi i dytë në botë pas Amerikës më me së shumti vdekje nga koronavirusi: 475.000.

Kupa e Amerikës, me 10 kombe pjesëmarrëse, do të nisë të dielën me ndeshjen hapëse mes nikoqirit dhe Venezeula s në Brasilia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat