Pas largimit...

Futboll

Pas largimit...

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 12:52
Pas largimit...

Pas përfundimit të Kategorisë Superiore, skuadrat shqiptare janë duke menduar për transferimet e lojtarëve. Tek Laçi janë duke filluar më parë me largimet pasi skuadrat mendon të fitojë sa më shumë financiarisht nga forma e lojtarëve.

Pas largimit të mbrojtësit të shkëlqyer Erhun Obanor tek Istras e Kroacisë, një tjetër lojtar largohet nga ky klub.

Bëhet fjalë për Redon Xhixhën, i cili është larguar nga klubi duke mos rinovuar kontratën. Lojtari nuk i kishte mirë marrëdhëniet me trajnerin Duro, pasi ky i fundit vazhdimisht deklaronte se Xhixha duhet të jepte më shumë në fushën e lojës. Vetë futbollisti e ka bërë të ditur lajmin në një postim në Instagram, ku falënderon skuadrën dhe shokët e tij për këtë eksperiencë.

“Aventurës time tek Laçi i erdhi fundi, dua të falënderoj presidentin Pashk Laska që besoi tek unë. Dua të falënderoj çunat e ekipit që kemi ndarë bashkë momente gëzimi dhe hidhërimi. Dhe një falënderim të veçantë për tifozat që na kanë mbështetur dhe shpresoj ti kemi bërë të lumtur me paraqitjet tona. I uroj sukses ekipit të Laçit në vazhdim”- shkruhet në postimin e Redon Xhixha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat