​Shqipëria nikoqire e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve

Futboll

​Shqipëria nikoqire e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 14:03
Foto

Ka ndërruar vendi i turnirit të raundit preliminar të UEFA Liga e Kampionëve, ku fillimisht ishte paraparë që të zhvillohet në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn.

Tani, ky turnir do të zhvillohet në Shqipëri, ku gjysmëfinalja mes Prishtinës dhe Folgores do të zhvillohet në Elbasan, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Torshavn dhe Inter Club d’Escaldes do të zhvillohet në Durrës.

Finalistët e këtij turniri do të zhvillojnë finalen në stadiumin “Elbasan Arena” më datën 25 qershor, me fillim nga ora 20:00.

Gjysmëfinalet zhvillohen më 22 qershor, ku Prishtina zhvillon ndeshjen ndaj kampionit të San Marinos, Folgore, po ashtu me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat