Ronaldo ka folur me Allegrin

Futboll

Ronaldo ka folur me Allegrin

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:20
Ronaldo ka folur me Allegrin

Vazhdon të mbetet teme diskutimi gjatë këtyre javëve e ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Juventus.

Nga vendimi i tij për të qëndruar ose për tu larguar do të varet edhe e ardhmja e merkatos së Juves.

Sipas ESPN, Ronaldo ka folur me Allegrin pas rikthimit të tij në pankinë dhe është dukur qartë që palët nuk mund të vazhdojnë bashkë pasi portugezi nuk është më qëndror në planet teknike të Max.

Si rrjedhojë agjenti Jorge Mendes ka nisur kontaktet me PSG, Manchester United e Real Madrid për të parë mundësitë e transferimit.

Ronaldo do të largohet pas 3 sezonesh ku arriti kuotën e 100 golave me Juven, këpucën e artë të Serie A dhe fitimin e të gjithë trofeve italianë. Champions mbetet e pamundur edhe me të në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat