De Biasi: Demiral nuk është në momentin më të mirë

Futboll

De Biasi: Demiral nuk është në momentin më të mirë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:08
De Biasi: Demiral nuk është në momentin më të mirë

Euro 2020 do të startojë sot në mbrëmje me sfidën mes Italisë dhe Turqisë.

Të dyja kombëtaret kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë kompeticionin, ndërkohë që në ndihmë axurrëve provon t’i vijë ish-trajneri i Shqipërisë, Giani de Biasi.

Ky i fundit është në drejtimin e Azerbaxhanit dhe pak kohë më parë është përballur me Turqinë duke kuptuar si funksionon kjo skuadër. De Biasi e pranon se ata janë ekip i mirë, por thekson se kanë probleme në mbrojtje.

“Turqia është një ekip me lojtarë që luajnë në kampionate të ndryshme europiane, kanë eksperiencë. Ka Jëllmaz, Xhelik, Jazixhi që kanë fituar kampionatin me Lilë në Francë. Ndërkohë, Çalhanollu e njohim të gjithë. Më kanë bërë shumë përshtypje në ndeshjen që patëm, sigurisht Jëllmaz është udhëheqësi. Ndërsa, Jokuslu dhe Tufan janë shpirti i skuadrës.

Pika e dobët? Në mbrojtje nuk janë shumë të fortë. Duket e çuditshme, por mua nuk më impresionuan. Demiral nuk është në momentin më të mirë, ndërsa Sojunxhu po paguan sezonin e gjatë me Leister. Kur ka hapësira mund të ketë vështirësi”, u shpreh De Biasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat