Futbollistët e Spanjës marrin dozën e parë të vaksinës

Futboll

Futbollistët e Spanjës marrin dozën e parë të vaksinës

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:57
Futbollistët e Spanjës marrin dozën e parë të vaksinës

Futbollistët e Kombëtares spanjolle janë vaksinuar.Nën patronazhin e Ushtrisë Spanjolle, futbollistët e “Stuhisë së Kuqe” kanë përfunduar vaksinimin.

Siç ishin urdhëruar nga Federata spanjolle, të gjithë lojtarët e “Euro 2020” kanë marrur vaksinën anti-COVID-19.

Në bashkëpunim me Qeverinë spanjolle, vaksinimi u bë nën patronazhin e Ushtrisë spanjolle.

Përpos vaksinimit, lajm i mirë për Jose Enriquen është se në testimin e tretë me radhë, të gjithë lojtarët spanjollë kanë rezultuar negativë.

Një testim tjetër është rezervuar edhe për ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat