Pogba flet për rikthimin e Benzemas në kombëtaren e Francës

Futboll

Pogba flet për rikthimin e Benzemas në kombëtaren e Francës

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 15:27
Paul Pogba

Paul Pogba ka deklaruar se Franca është forcuar.

Reprezentuesi francez, Paul Pogba ka deklaruar në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Gjermaninë se Franca ka skuadër më të fortë sesa kishte kur fituan Kupën e Botës në vitin 2018 dhe arsyeja kryesore ishte ardhja e Karim Benzemas.

Pogba vlerësoi lartë francezin dhe deklaroi se Franca është përmirësuar me ardhjen e tij.

“Me siguri që kemi një grup të lojtarëve të klasit botëror dhe kemi shtuar ende kualitet me Karimin (Benzeman)”, tha Pogba.

“Të gjithë e dinë, me Benzeman automatikisht në letër jemi më të mirë, madje më të mirë sesa ishim në 2018-tën kur fituam Kupën e Botës”, përdunoi Paul Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat