Reali merr vendimin drastik për Ramosin

Futboll

Reali merr vendimin drastik për Ramosin

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:56
Reali merr vendimin drastik për Ramosin

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, Reali i Madridit ka tërhequr ofertën e saj të rinovimit për kapitenin Sergio Ramos.

Sipas asaj që shkruan “El Mundo Deportivo”, mbrojtësi 35-vjeçar kishte refuzuar ofertën e ulët të madrilenëve për të rinovuar edhe me një vit, kontrata e së cilit i përfundon në fund të këtij muaji.

Por presidenti i klubit merengues është i prerë dhe sipas medias iberike thuhet se oferta e rinovimit i ka skaduar me kohë.

Nuk dihet ende sesi do të jetë e ardhmja e veteranit spanjoll, por mesa duket do të jetë larg kryeqytetit spanjoll dhe gjatë këtij sezoni që përfundoi me klubin mbretëror Ramos ka regjistruar 21 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat