​Kosova-Gambia, fillon ndeshja

Futboll

​Kosova-Gambia, fillon ndeshja

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 19:14
​Kosova-Gambia

Ka filluar miqësorja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Gambisë, ku ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Arslan Zeki Demirci Spor Kompleksi” të Turqisë.

Kjo do të jetë miqësorja e katërt dhe e fundit për “Dardanët”, para se të fillojnë ndeshjen e parë zyrtare kundër Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për në Kupën e Botës.

Kosova pritet që të hyjë me synimin për ta fituar këtë miqësore.

Kjo pas humbjes 2:1 kundër Guinesë, pavarësisht dy fitoreve radhazi, njërën kundër San Marinos me rezultat 4:1, dhe tjetrën kundër Guinesë me rezultat 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat