Selektori i Kosovës: Jam shumë i lumtur edhe për mentalitetin dhe agresivitetin...

Futboll

Selektori i Kosovës: Jam shumë i lumtur edhe për mentalitetin dhe agresivitetin...

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:07
Selektori i Kosovës: Jam shumë i lumtur edhe për mentalitetin dhe agresivitetin...

Kombëtarja e Kosovës e përbërë kryesisht me futbollist të rinj që shihen si potencial për të ardhmen ka shënuar fitore në miqësoren e dytë në Antali. Dardanët e kanë mundur Gambinë, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Kosovën e realizoi Arbër Hoxha, në minutën e 80-të, pas një depërtimi nga krahu i majtë dhe me gjuajtje të saktë e dërgoi topin në rrjetë.

Gjatë tërë ndeshjes djelmoshat e përzgjedhësit Challandes zhvilluan paraqitje shumë të mirë dhe ishin mjaft të disiplinuar taktikisht, duke mos lejuar kundërshtarin të rrezikojë po thuajse asnjëherë seriozisht portën e Betim Halimit.

Pas golit të epërsisë së Dardanëve, Gambia pati një mundësi të mirë për të barazuar shifrat, por Musa Barrow dështoi nga penalltia, derisa në minutat e fundit Halimi bëri një pritje të shkëlqyeshme, duke e ruajtur epërsinë. “Ishte një organizim i mirë dhe një performancë e mirë nga lojtarët tanë.

Image

Jam shumë i lumtur edhe për mentalitetin dhe agresivitetin e shfaqur në fushë, është një skuadër speciale që e kemi ndërtuar për vetëm 3 ditë.

Djemtë ishin të koncentruar, ishin të gatshëm për të punuar dhe për të përparuar së bashku, prandaj jam vërtetë i kënaqur me këtë ekip”, theksoi pas ndeshjes Challandes. Ky kamp përgatitor në Antali si dhe dy ndeshjet e mëparshme miqësore me San Marinon dhe Maltën do t’i shërbejnë përzgjedhësit Challandes për ndeshjet kualifikuese në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat