Lazio nis punën

Futboll

Lazio nis punën

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 09:26
Maurizio Sarri

Prej pak ditësh ka lindur zyrtarisht Lazio e Maurizio Sarri-t.

Do të jetë një skuadër e ndryshme nga ajo e parë me Simone Inzaghi-n, nga mbrojtja me tre lojtarë, për shembull, do të kalohet tek ajo me katër, me përfshirjen e mundshme të treshes sulmuese.

Natyrisht, shumë do të varet nga merkato.

Sipas Calciomercato.com, hapi i parë do të jetë konfirmimi i yjeve, ose më saktë Milinkovic-Savic, Luis Alberto dhe Lucas Leiva. Më pas do ta kenë radhën blerjet.

Përveç kërkesës për Loftus-Cheek, një tjetër emër i përfshirë në listën e dëshirave është ai i Josip Ilicic, i cili duket se është drejt ndarjes me Atalanta-n.

Në shënjestër është edhe Riccardo Orsolini, i vlerësuar 20 milionë euro, por që Bologna mund ta shesë me ulje.

Për sa i takon mbrojtjes, vazhdojnë negociatat për Elseid Hysaj, ndërsa kontaktet për Jerome Boateng do të shtyhen pas Europianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat