Juventusi përjashtohet nga Seria A?

Futboll

Juventusi përjashtohet nga Seria A?

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:26
Juventusi përjashtohet nga Seria A?

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina është rikthyer të flasë për çështjen e krijimit të Super Ligës.

Në një intervistë të dhënë për “AS”, numri një i futbollit italian, ka folur mbi një përjashtim të mundshëm të Juventusit nga kampionati, ashtu siç është përfolur në media.

“Përjashtim i Juves nga kampionati?

Shpresoj dhe nuk do të doja që kjo të ndodhte, por të shikojmë çfarë vendimi do të marrin organet kompetente. Një gjë është e sigurt, se ne duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe të respektojmë rregullat që janë vendosur, qoftë në rang kombëtar dhe në atë ndërkombëtar.”, u shpreh Gravina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat