Drita pa Shabanin

Futboll

Drita pa Shabanin

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2021 Në ora: 18:15
Drita pa Shabanin

Futbollisti Bujar Shabani largohet nga Drita e Gjilanit. Shabani ka qenë prej futbollistëve më të mirë dhe që ka dhënë kontribut të madh për skuadrën nga Gjilani.

“Faleminderit ikonë Bujar Shabani.

Dy herë kampion i Kosovës me FC DRITA.

1 herë fitues i Superkupës së Kosovës.

201 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, 16 gola të shënuar dhe 11 asiste. “Bongo” Bëri gjithmonë maksimumin dhe pas një kohe të gjatë vjen edhe momenti i ndarjes me njërin prej futbollistëve ikonë të klubit Bujar Shabani.

Bujari edhe pse kishte kontratë edhe një vit me klubin, pas nje bisede te gjatë kanë vendosur që ti ndajnë rrugët miqësisht për t’u takuar sërish në një rol tjetër!”, njofton Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat