Xhaferi nuk kursehet për Vllazninë

Futboll

Xhaferi nuk kursehet për Vllazninë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 12:21
Xhaferi nuk kursehet për Vllazninë

Alban Xheferi, njeriu që sponsorizon Vllazninë, teksa është në garë edhe për të marrë pronësinë e klubit, së fundmi për mediat është shprehur se financat për kuqeblutë janë shumë të mira. Xhaferi thekson se ka i thënë stafit teknik që të mos kursehet për lojtarë cilësorë.

“Bërdariç? Do ta quaja vazhim, kemi qenë dakord për projektin që më parë. Kemi vijuar me disa modalitete, tanimë Vllaznia është në nivel tjetër dhe kërkon më shumë. Sot kemi shortin dhe të shpresojmë që të kemi një skuadër që ta kalojmë. Kanë filluar përgatitjet dhe tani objektivat dihen, është e qartë se hyjmë për titullin kampion si dhe për Kupën e Shqipërisë.

Kemi nevojë për t’u rritur të gjithë bashkë, pasi kemi mungesë në infrastrukturë dhe po punojmë për të bërë diçka të shpejtë. Kemi nevojë që të plotësohemi si skuadër, problematikat janë nga më të ndryshmet. Shpresojmë që të mbyllet procesi i privatizimit dhe të ecim duke rritur nivelin.

Mungojnë 9 lojtarë, do rinovohet grupi? Disa lojtarë kanë njoftuar se s’kanë pasur mundësi të vijnë, disa janë me pushime, disa nuk kanë kapur dot stërvitjen, disa nuk do rinovojmë. Jemi në fazë riformatimi dhe sot po testohen dy lojtarë. Është një kohë e shkurtër sepse Kupat e Europës nuk na lënë kohë për punën e duhur, por po luftojmë çdo ditë për të gjetur lojtarët e duhur që të plotësohemi dhe rrisim nivelin.

I ka financat Vllaznia për emra të mëdhenj? Praktikisht duhet të mbarojë procesi i privatizimit, unë kam një kontratë pesë vjeçare si sponsor dhe jam munduar të asistoj në të gjitha format. Kemi bërë përtej mundësive me statusin që kam. Me statusin e ri edhe investimet do jenë ndryshe, infrastruktura është e rëndësishme. Ekipi ka nevojë edhe për lojtarë cilësorë sepse këtë vit po hyjmë ndryshe dhe na duhen futbollistë më cilësorë se vitin që lamë.

Gara është më e fortë. Jam i bindur se Vllaznia i ka të gjitha kapacitete e mundshme për ato nivele ku kërkon kampionati”.

Nëse shpalleni fitues, do bashkëpunoni me garuesit e tjerë për të forcuar pozitat e klubit?

“Procesi ka kaluar fazën e parë dhe kompania ime është kualifikuar. Pres fazën e dytë. Dera e Vllaznisë është e hapur për të gjithë. Në një vit që kam aty, ka shumë dashamirës që janë afruar si dhe kompani të tjera siç është Intersig që ka asistuar për një shumë të mirë. Janë afruar edhe emra të tjerë që janë bërë publike. Unë dua të jem shumë falenderues për të gjithë, për atë çka kanë bërë. Kjo derë është e hapur për të gjithë, edhe pë rata që kanë qenë në ankand. Ka nevojë skuadra për të bërë më të mirën.

Roli i Bashkisë pas privatizimit? Pyetje për zonjën Ademi, por kam parë një angazhim maksimal. Ka ndihmuar basketbollin dhe volejbollin. Pse jo, në procesin privat të kërkojmë edhe bashkëpunimin e Bashkisë. Privatizimi i logos bëhet nga private, por skuadra është e të gjithë tifozëve. Infrastruktura është e bashkisë dhe them se do vazhdojmë bashkë me ta, Federatën, Qeverinë.

Merkato? Janë shumë emra, por tentojmë lojtarë cilësorë. Financat janë dhe i kam thënë grupit teknik që mos kursehen për lojtarët cilësorë. Të bëjmë diferencën dhe mos bëjmë gabimet e vjetshme.

Bërdariç? Ishte e vështirë sepse donte infrastrukturën, kjo ka qenë e vështirë dhe e kuptoj. Vitin e shkuar kemi dështuar edhe nga kjo pjesë, kjo ka qenë pika e tij. Do bëjmë maksimumin bashkë me kryetaren e Bashkisë që ka dhënë premtimin”, tha Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat