​Euro 2020; Hungari-Portugali, formacionet zyrtare, luajnë para 67 mijë tifozëve

Futboll

​Euro 2020; Hungari-Portugali, formacionet zyrtare, luajnë para 67 mijë tifozëve

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Euro 2020 vazhdon sot me dy përballje tejet interesante të Grupit F, i njohur ndryshe edhe si “Grupi i vdekjes”, ku fillimisht ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Hungarisë dhe Portugalisë.

Portugalia do të synoj që ta filloj me fitore këtë Kampionat Evropian, ku do të zhvilloj ndeshje kundër Hungarisë në stadiumin “Puskás Aréna” të Budapestit, përcjell KosovaPress.

Portugezët gjenden në Grupin F, grupi më i vështirë në Euro 2020, ku gjenden së bashku me Kombëtaren e Francës, Gjermanisë dhe atë të Francës.

Mungesa e vetme e kësaj ndeshje do të jetë mbrojtësi i krahut të djathtë i Manchester Cityt, portugezi Joao Cancelo, i cili mungon për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjë interesante e kësaj përballje do të jetë prania e tifozëve në stadium, ku 100% i kapacitetit është i mbuluar, respektivisht në stadium janë të pranishëm 60,000 tifozë.

Formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Hungaria (3-1-4-2): Gulacsi; Botka, Orban, Szalai; Nagy; Lovrencsics, Kleinheisler, Schafer, Fiola; Szalai, Sallai

Portugalia (4-3-3): Patricio; Semedo, Pepe, Dias, Guerreiro; William, Danilo, Fernandes; Silva, Ronaldo, Jota

Grupi F

18:00 Hungari – Portugali (Stadiumi Puskas Arena-Budapest)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat