Atletico Madrid “i bën” nder Milanit në merkato!

Futboll

Atletico Madrid “i bën” nder Milanit në merkato!

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:22
Diego Simeone

Atletico Madrid është pranë goditjes së parë pas fitimit të titullit dhe ajo vjen nga Bundesliga.

Te Colchoneros së fundmi ka dalë edhe emri i Rodrigo De Paul, i cili është shumë i ndjekur nga Milani por që admirohet nga bashkëkombësi i tij, Diego Simeone.

Por, ajo që ka shkruar sot Sportmediaset mund të hapë të tjera rrugë.

Në fakt, Atletico, i cili ka kohë që ndjek argjentinasin, do të ishte një hap larg mbylljes së akordit për lojtarin e Leipzig, Marcel Sabitzer.

Nëse marrëveshja do të arrihej, pista De Paul do të braktisej dhe do t’i hapej më shumë rruga kuqezinjve.

Sidoqoftë, kontaktet midis palëve janë duke vazhduar: klubit kuqezi si dhe Atletico Madrid kanë interes, por Udinese do 35-40 mln euro.

Calhanoglu ende nuk ka dhënë përgjigje dhe nëse vazhdon të vonohet, Milani do të provonte “all in” për De Paul, sidomos nëse Atletico heq dorë totalisht dhe hap rrugën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat