Alternativa e Locatellit

Futboll

Alternativa e Locatellit

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:00
Alternativa e Locatellit

Manuel Locatelli është objektivi numër 1 i Juventusit. Bardhezinjtë vazhdojnë flirtin për mesfushorin e kombëtares dhe Sassuolo.

Klubi i Emiglia Romagna, ndërkohë, sipas asaj që shkruan Tuttosport, ka identifikuar edhe një futbollist që mund të përfshihet në negociata për të ulur shpenzimin e bardhezinjve.

Radu Dragusin, në fakt, do të ishte një homolog shumë i mirëpritur për Sassuolo, që mund të shiste Marlon te Shakhtar Donetsk me kërkesë të Roberto De Zerbi.

Juve nuk do të dëshironte ta privonte veten nga mbrojtësi i ri qendror, por ndjesia është se për të arritur te Locatelli ata mund të bëjnë një sakrificë.

Alternativa e Locatellit është Tolisso, që edhe në të shkuarën është kërkuar.

Futbollisti i Bayern Munich këtë verë mund të ndryshojë ekip pasi nuk ka vazhdimësi dhe rrezikon të humbasë Botërorin në Katar me Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat