“Profili i Ronaldos është vështirë i ngopshim”

Futboll

“Profili i Ronaldos është vështirë i ngopshim”

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 01:12
Cristiano Ronaldo

Opinionisti Ardian Llumnica tha për ndeshjen Franca – Gjermania, që përfundojë më fitore të francezve 1:0, se Gjermania është në ndërrimin e gjeneratës dhe se ndaj Francës kanë pasur probleme.

“Gjermanët ndeshjen e filluan shumë te rezervuar dhe me drojë për shkak të peshës së lojtarëve kundërshtar. Në pjesën e dytë kishte një pasqyrë tjetër, pasi Gjermania është në fazën e ndërrimit të gjeneratës. Gjermanët e kanë një specifik mjaft interesante sepse Muller nuk të mbush syrin, por dinë që me lojtarë të tillë të bëjnë gjëra të mëdha në kombëtare. Por sot, përball një France të tillë, Gjermania edhe pse humbi, bëri një mini-test nëse kalon Portugalin”.

Kurse, për fitoren e Portugalisë dhe shënimin e dy golave të Cristiano Ronaldos, Llumnica tha se portugezi është vështir i ngopshim.

“Profili i Ronaldos është vështirë i ngopshëm. Është një lojtar që karakterizohet për dy gjëra. E para ky bën punë të madhe, dhe është sinonim i punës që bën. E dyta është që ky njihet për një regjim strikt në stërvitje, por në jetën private tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat