Çfarë problemi kanë me Coca Cola-n? Futbollisti italian i largon shishet, para se të ulet në konferencë

Futboll

Çfarë problemi kanë me Coca Cola-n? Futbollisti italian i largon shishet, para se të ulet në konferencë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:15
Manuel Locatelli

Injorimi i pijes së gazuar dhe birrës, të dy kompanive sponsor të “Euro 2020” vazhdon nga futbollistët.

Manuel Locatelli, para se të ulet në tryezën e konferencës, vendos shishen e ujit në mes dhe largon dy shishet e Coca Cola-s. Birrën nuk e heq, por e mbulon disi me kupën që kishte aty pranë.

Disa ditë më parë, ishte futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, që ‘nisi këtë trend’, duke larguar shishet e pijes nga tryeza dhe nuk nguroi të këshillonte gazetarët e pranishëm, që më mirë të pinë ujë.

Gesti i tij i kushtoi miliona dollarë kompanisë, vlera e saj ka rënë dhe rrezikon të vazhdojë të bjerë, pas veprimit të Locatellit.

Ndërkohë, edhe francezi, Pogba vendosi të largojë shishen e birrës. Ndjekësit komentuan se veprimi i tij ishte  drejtë, pasi futbollisti është besimtar mysliman dhe birra është ofenduese për të, megjithëse se pija ishte pa alkool.

Fansa të tjerë, kanë postuar në rrjetet sociale, disa reklama të Coca Cola-s dhe KFC-së, 36-vjeçari Ronaldo ishte imazhi kryesor, duke e bërë paradoksal dhe të dyshimtë mesazhin që ai dha në konferencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat