Navas nuk e ka pritur mirë lajmin për transferimin e Donnarummas në PSG

Futboll

Navas nuk e ka pritur mirë lajmin për transferimin e Donnarummas në PSG

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 14:21
Navas nuk e ka pritur mirë lajmin për transferimin e Donnarummas në PSG

Keylor Navas do të përballet me probleme.

Kjo pasi ish-portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma do të vazhdojë karrierën në Paris Saint Germain, ku është transferuar si lojtar i lirë.

Mirëpo, sipas La Gazzetta dello Sport, portieri i tanishëm i PSG-së, Keylor Navas nuk e ka marrë mirë lajmin për transferimin e tij, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi me ardhjen e Donnarummas, ai do të ketë konkurrencë të madhe dhe madje mund të mbetet si portier i dytë, gjë që nuk e dëshiron.

Sipas gazetës, mesazhet e zbuluara në rrjetet sociale të Navasit zbulojnë që ai nuk e ka pritur mirë ardhjen e italianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat