Ferizaj vazhdon me përforcime

Futboll

Ferizaj vazhdon me përforcime

Nga: K.G. Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:10
Ferizaj vazhdon me përforcime

Ferizaj vazhdon me përforcime e me synime të qarta, që të kompletohet në të gjitha repartet dhe të luftojnë që të rikthehen në elitën e futbollit të Kosovës. 

Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, zotohet se do të bëjë më të mirën për kolektivin dhe të kthejë në binarët si i ka hije një qytetit siç është Ferizaj. 

“Albion Kurtaj dhe Ardian Selimi transferohen në Ferizaj.

 Sot në ambientet e klubit në prani të bordit të klubit janë prezantuar dy transferet më të reja në klub.

Ardian Selimi rikthehet ne Ferizaj pas 5 vitesh, ai së fundi ishte pjesë e KF Vitisë, pozita e Ardianit është mesfushor qendrore, Selimi edhe ne te kaluarën ka qenë pjesë e jona ku pati paraqitje te mira. 

Albion Kurtaj  përkundër shumë ofertave ai zgjodhi Ferizajn, talenti nga Kaçaniku do të jetë pjesë e jona për sezonin 2021/2022, Sulmuesi

Kurtaj se fundi ishte pjesë e KF Vitisë ku pati paraqitje mjaft të mira. 

Klub jonë iu uron suksese Ardianit dhe Albionit duke ju dëshiruar suksese me klubin tonë”, njofton KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat