300 milionë, tjetër rekord i frikshëm për Ronaldon

Futboll

300 milionë, tjetër rekord i frikshëm për Ronaldon

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 17:41
Cristiano Ronaldo

Rekorde në fushë dhe rekorde në rrjetet sociale.

Cristiano Ronaldo ka koleksionuar një tjetër rekord: 300 milionë ndjekës në Instagram.

Një arritje e pabesueshme që dëshmon shumë qartë ndikimin që ka patur çështja Cristiano Ronaldo – Coca Cola në rrjetet sociale.

Një analizë e postimeve në Facebook, Instagram dhe Tëitter të publikuara më 14 dhe 15 qershor (dita e konferencës për shtyp dhe dita pasuese), tregon se gjesti i futbollistit ka gjeneruar një volum të barabartë me 381 mijë reagime, mes komenteve, like dhe shpërndarjes së postimit.

10 personazhet më të ndjekura në Instagram:

1 – Cristiano Ronaldo – 300 milionë

2 – Dwayne Johnson – 246 milionë

3 – Ariana Grande – 244 milionë

4 – Kylie Jenner – 241 milionë

5 – Selena Gomez – 238 milionë

6 – Kim Kardashian – 229 milionë

7 – Lionel Messi – 218 milionë

8 – Beyonce – 186 milionë

9 – Justin Bieber – 178 milionë

10 – Kendall Jenner – 170 milionë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat