Formacionet e mundshme në Portugali-Gjermani

Futboll

Formacionet e mundshme në Portugali-Gjermani

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 11:04
Formacionet e mundshme në Portugali-Gjermani

Pak ndryshime priten edhe në kampin portugez në përballjen ndaj Gjermanisë. Ashtu siç e konfirmoi edhe vetë trajneri Fernando Santo në konferencën për shtyp.

Me një 4-3-3 klasik, ashtu si ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë, portugezët kërkojnë të përballen me “Pancerat”, të cilët kanë nevojë jetike për pikë. Semedo-Pepe-Dias dhe Guerreiro priten të formojnë prapavijën. Ulliam Karvahjo dhe Danilo Pereira në mesin e fushën të ndihmuar nga Bruno Fernando dhe Bernando Silva, të cilët do të jenë gjithashtu në mbështetje të sulmit, që do të formohet nga Diogo Jota dhe Krtistiano Ronaldo.

Ylli i Atletikos së Madridit, Xhoao Feliks, pritet ta nisë edhe një herë ndeshjen nga stoli, ashtu si ndaj Hungarisë. Për skuadrën e Portugalisë nuk do të mungojë asnjë lojtar, me përjashtim të Zhoao Kanseloës, i cili nuk u përfshi në grumbullim për shkak se rezultoi pozitiv me COVID.

Gjithsesi, mungesa e tij pak u ndie nga skuadra, e cila fitoi 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Hungarisë në një “Pushkash Arena” të mbushur me një kapacitet pothuajse maksimal.

U kritikua shumë për skemën me tre mbrojtës, por Joakim Lëv duket se ka bërë shurdhin dhe në ndeshjen e nesërme pritet të mos ndryshojë rreshtim duke i besuar atij që bëri në sfidën e parë ndaj Francës.

Në përbërjen e lojtarëve nuk pritet asnjë ndryshim teksa në mbrojtje pritet të konfirmohen Humels, Ginter dhe Rydiger. Në mesin e fushës, Gësens, Kimish nga krahët dhe Gyndaon-Kros në qendër.

Haverc, Myler dhe Verner do të formonin sulmin e “Pancerave”, i cili është në kërkim të golit të parë në Europian.

Ndërkohë, konfirmohet dëmtimi i Lukas Klostermenit, i cili ka një tërheqje muskulore dhe do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna e “Allianz Arena”-s. Sane, Gorecka dhe Xhan do të jenë në stol dhe gati për të hyrë si zëvendësues gjatë lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat