Tifozi francez i bën surprizën e hidhur gruas së tij

Futboll

Tifozi francez i bën surprizën e hidhur gruas së tij

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Euro 2020 po zhvillohet me tifozë, edhe pse stadiumit nuk janë hapur plotësisht, përjashto “Puskas Arena” të Budapestit, i vetmi nga 11 vendet pritëse të turneut që lejon mbushjen e stadiumit me kapacitet maksimal.

Pankartat e tifozëve janë një nga gjërat më emocionuese të një ndeshje, por një tifoz francez e ka ekzagjeruar.

“E dashur, dua divorcin“, lexohet në banderolën e shpalosur gjatë duelit Gjermani-Francë (0-1), që u luajt në “Allianz Arena” të Mynihut.

Me siguri që bashkëshortja e tij është tronditur kur ka lexuar pankartën dhe ka parë se kush e kishte nxjerrë, ndërsa tifozi francez qëndron stoik dhe i palëkundur duke shijuar ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat