​Trajneri i Francës flet pas barazimit me Hungarinë: Po luajmë në temperatura shumë të larta

Futboll

​Trajneri i Francës flet pas barazimit me Hungarinë: Po luajmë në temperatura shumë të larta

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 20:25
Didier Deshamp

Trajneri i Francës Didier Deshamp thotë se ai ishte mjaft i lumtur me një pikë pasi kampionët e botës Franca u ndalën me një barazim kundër Hungarisë në Euro 2020.

Në stadiumin “Puskas Arena” Hungaria shfaqi një lojë agresive dhe Francës iu deshe që ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë më anë të Griezmann për ta evituar një humbje eventuale.

Ky barazim e lë Francën me katër pikë para ndeshjes se fundit në Grupin F kundër Portugalisë.

“Unë jam i kënaqur. Nuk jam shumë i lumtur me rezultatin, por jam i kënaqur. Ne patëm shumë goditje ne portë dhe madje ishte edhe shtylla.”, tha fillimisht Deshamp pas ndeshjes.

"Ne nuk humbëm dhe morëm një pikë e cila iu shtua tri të tjerave që i kemi tashmë. Mendoj se kjo e lë akoma derën të hapur që të kemi pak liri veprimi për ndeshjen e tretë. ”, shtoi ai.

"Unë nuk po bëj justifikime sepse hungarezët performuan shumë mirë. Ata ishin të mrekullueshëm, i dhanë të gjitha. Por ishin temperatura të larta. Ne po flasim për 35 ose 36 gradë dhe lojtarët po kërkonin ndërprerje për hidratim çdo pesë minuta. ”, tha në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat