A është dita e Xherdan Shaqirit?

Futboll

A është dita e Xherdan Shaqirit?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:23
A është dita e Xherdan Shaqirit?

Futbollisti Xherdan Shaqiri nuk ka shënuar ende përveç një asistim në dy ndeshjet e para në Euro 2020! 

A do të jetë e treta e vërteta për Xherdan Shaqirin?

Zvicra sot në orën 18.00 do të ndeshet me Turqinë dhe kërkon fitore për të shkuar më tutje në Euro 2020.

Ndeshja luhet në stadiumin “Olimpic” në Baku, ndërsa Zvicra hiqet favorite.

Shaqiri sot e ka rastin që të shënojë dhe të bëjë t’i lumtur zviceranët. 

Ai së bashku me kapitenin Granit Xhaka, me bashkëlojtarë të tjerë, gjithsesi iu duhet fitorja, ndryshe përshëndeten nga kjo garë e madhe. 

Italia kryeson në grupin A me 6 pikë, pasojnë Uelsi 4, Zvicra 1 dhe Turqia 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat