Ylli i Suedisë befason me fjalët: Nuk e njoh, kush është?

Futboll

Ylli i Suedisë befason me fjalët: Nuk e njoh, kush është?

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 13:00
Ylli i Suedisë befason me fjalët: Nuk e njoh, kush është?

I riu 21 vjeçar, Alexander Isak ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në përballjen Suedi-Sllovaki.

Sulmuesi i Real Sociedad fitoi penalltinë, ndërsa Forsberg shënoi golin e vetëm për Suedinë, duke hipotekuar kështu kualifikimin në Euro 2020.

Legjenda angleze, Gary Lineker i cili tashmë është analist futbolli, përgëzoi Isak për performancën spektaktolare.

Por në fakt Isak nuk kishte dijeni se kush ishte Gary Lineker, duke thënë se nuk e njihte.

“Nuk kam informacion për të, është një lojtar i vjetër që punon në studio? Nuk kam jetuar në kohën e tij, prandaj kam pak njohuri për të.”- u shpreh Isak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat