Mala afër skuadrës turke

Futboll

Mala afër skuadrës turke

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:16
Mala afër skuadrës turke

Esat Mala prej disa vitesh po luan me mjaftë sukses në elitën e futbollit shqiptar.

Mesfushori i talentuar nga Suhareka, ishte pjesë e Ballkanit, por iu bashkua gjigantit shqiptar Partizanit.

Falë paraqitjeve të mira ai u bë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Shqipërisë U21, derisa nuk kanë munguar ofertat në drejtim të tij gjatë këtyre viteve.

E ardhmja e Malës te Partizani duket në dyshim, pasi lojtari ka marrë një ofertë shumë të mirë.

Mediat turke kanë raportuar se skuadra e rikthyer në elitë, Giresunspor ka shfaqur interesim për transferimin e yllit nga Kosova.

Giresunspor i njeh mjaftë mirë shqiptarët, pasi aty më parë kishte bërë karrierë edhe Vedat Muriqi.

Gjithsesi drejtuesit e skuadrës turke janë duke munduar ta bindin skuadrën e Partizanit për te lejuar largimin e lojtarit drejt kampionatit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat