Bale ndihet krenar me skuadrën e Uellsit

Futboll

Bale ndihet krenar me skuadrën e Uellsit

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:31
Gareth Bale

Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale tha se ai ishte krenar me të gjithë bashkëlojtarët pas disfatës 1-0 ndaj Italisë.

Goli i Matteo Pessinas pas 39 minutash vendosi ndeshjen për Italinë, por Bale kishte një mundësi të shkëlqyer për të shënuar kur mbeti krejt i vetëm por nuk arriti të realizojë golin e barazimit.

"Unë nuk e perceptova mjaft mirë topin, kështu që ndodhi ajo që ndodhi", tha Bale për “ITV” pas ndeshjes.

Por Uellsi ka kaluar në fazën 1/16 të Euro 2020, duke përfunduar në vendin e dytë dhe kapiteni vlerësoi grupin e lojtarëve.

"Ne përdorëm shumë energji," vazhdoi ai. “Kishte shumë vrapim, kishte shumë trupa të lodhur atje. Jam krenar për djemtë. ”, tha Bale në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat