Lojtarët e FC Prishtinës rezultojnë negativë me COVID-19

Futboll

Lojtarët e FC Prishtinës rezultojnë negativë me COVID-19

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 19:29
FC Prishtina

Skuadra nga kryeqyteti, FC Prishtina, para ndeshjes së nesërme që do ta luaj përballë kampionit të San Marinos, Folgore, i gjithë ekipi ka rezultuar negativë me COVID-19.

Lajmin se i gjithë ekipi ka rezultuar negativë e ka konfirmuar vet klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në Facebook.

Pas testimit zyrtar të mbrëmshëm, e tërë ekspedita e skuadrës rezulton negative. Skuadra sot mban seancën stërvitore zyrtare në  Stadiumi Elbasan Arena  nga ora 20″, ka shkruar klubi.

Kujtojmë se nesër kampioni i Kosovës në Superligën e Futbollit do të luaj përballë Folgore në kuadër të fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat