Lojtari i Anglisë: Nëse fitojmë duhet ti bëjnë flokët si unë

Futboll

Lojtari i Anglisë: Nëse fitojmë duhet ti bëjnë flokët si unë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 13:42
Lojtari i Anglisë: Nëse fitojmë duhet ti bëjnë flokët si unë

Edhe Foden i bashkohet premtimeve në rast triumfi në Europian. Mesfushori i Manchester City-t,  ndër të parët që u dallua për modelin e tij të vecantë të flokëve në këtë turneu, premtoi për tabloidët britanikë se nëse 3 Luanët fitojnë europianin, atëherë të gjithë shokët e skuadrës do të ndryshojnë pamje duke ju përshtatur modelit të tij, të inspiruar nga Pol Cascoine.

25 vjet nga ai Gol i Gaskoine ndaj Skocisë që i hapi rrugën Anglisë drejt gjysmëfinaleve të Euro 1996, Foden mendoi të ripropozojë tyë njëjtin model flokësh , dhe shokët e skuadrës sipas tij janë gati të bëjnë të njëjtën gjë por me një kusht, një triumfi që do ti jepte fund priotjes 55 vjecare për një trofe të rëndësishëm.

“I kam thënë skuadrës se nëse fitojmë duhet ti bëjnë flokët si unë dhe të gjithë janë dakord. Shpresoj të fitoj edhe për këtë motiv. Do të ishte diçka e bukur të shihnim tërë skuadrën me të njëjtin model flokësh”.

Do të ishte dicka argëtuese por nuk është se ndodh për herë të parë, e madje në të kaluarën nuk është se ka sjellë shumë fat.

Anglezët mund të kujtojnë 1998, kur Rumania u prezentua në 1/8 ndaj Kroacisë me të gjithë lojtarët bjondë, por nuk është se ju solli fat, pasi ishin kroatët e Suker që u kualifikuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat