Sherri CR7-Coca Cola, IKEA ndërhyn

Futboll

Sherri CR7-Coca Cola, IKEA ndërhyn

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:20
Sherri CR7-Coca Cola, IKEA ndërhyn

Një nga momentet më të përfolur të Europianit ka qenë momenti kur Cristiano Ronaldo ka larguar dy shihet e Coca Cola-s gjatë një konference për sëhtyp dhe i ka këshilluar të gjithë që të pijnë vetëm ujë.

Reagimi mediatik ka qenë aq i madh sa ka bërë që kolosi amerikan të humbasë 4 miliardë dollarë në Brusë, ndërsa imazhet e gjestit kanë bërë xhiron e gjithë botës.

Një javë pas atij momenti, IKEA ka shkuar në “ndihmë” të portugezit, duke hedhur në treg “CRISTIANO”, një shishe e re qelqi me kosto 1 dollar e 99 qindarka, shkruan telesporti.

Bëhet fjalë për një produkt që mund të përdoret dhe ripërdoret për një kohë të gjatë, siç ka sqaruar në Instagram IKEA, por ndryshe nga modeli origjinal do të përdoret ekskluzivisht për konsumin e ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat