Kukësi zyrtarizon afrimin e tretë

Futboll

Kukësi zyrtarizon afrimin e tretë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:19
Kukësi zyrtarizon afrimin e tretë

Pas Ardit Hilës që luan në qendër të mesfushës si dhe Dacit, sul,muesit me origjinë nga Kukësi që spikati vjet në Krujë, skuadra e Kukësit ka zyrtarizuar blerjen e Edison Ndrecës.

Klubi verilindor me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” kanë zyrtarizuar blerjen e tyre më të re Edison Ndrecën, ku ish-lojtari i Bylisit ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. 26-vjeçari ka mbajtur më parë veshur fanellat e Laçit, Besëlidhjes, Burrelit, Teutës, Kastriotit dhe së fundmi me Bylisit.

Me ballshiotët në 33 ndeshje, Edison Ndreca realizoi 6 gola, duke qenë edhe një nga lojtarët më të spikatur të linjës së majtë në vendin tonë, ndërsa tashmë që është në kulmin e karrierës, me kuksianët synon edhe më shumë arritje, e pse jo fitimin e trofeve…

“Objektivat e Kukësit dhe projekti qe klubi ka, më bindi dhe ma bëri më të lehtë zgjedhjen.

Shpresoj që së bashku të bejmë gjëra te mëdha dhe të rikthejmë titullin kampion në Kukës dhe Kupën e Shqipërise. Për mua është kënaqesi që të veshë fanellën e Kukësit dhe do të japë më të mirën time! Forca Kukësi”, – tha Edison Ndreca për kanalin zyrtar të skuadrës verilindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat