Durrësi – Korça, finalja e grupmoshës U-14

Futboll

Durrësi – Korça, finalja e grupmoshës U-14

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:38
Durrësi – Korça, finalja e grupmoshës U-14

Durrësi – Korça do të jetë finalja e madhe për grupmoshën nën 14 vjeç, në turneun e përfaqësueseve rajonale për moshat.

Ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e kësaj grupmoshe në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, në Fier, ku fitues ka dalë ekipi i Korçës.

Fillimisht korçarët luajtën kundër Gjirokastrës, në një sfidë ku juglindorët dominuan ndeshjen gjatë gjithë lojës, duke shënuar pesë gola, kundrejt gjirokastritëve që nuk finalizuan asnjë top në rrjetë.

Në sfidën tjetër mes Elbasanit dhe Fierit, këta të fundit triumfuan me rezultatin e pastër 2-0, në një ndeshje jo fort të vështirë për fierakët.

Sipas rregullores, dy ekipet fituese të dy sfidave u përballën me njëra-tjetrën, për të përcaktuar finalistin tjetër për këtë grupmoshë, ndërsa dy ekipet humbëse luajtën për vendin e tretë dhe të katërt.

Kësisoj, Fieri – Korça ishte finalja e këtij grupi, një ndeshje mjaft e fortë që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 gjatë kohës së rregullt, me skuadrat që u drejtuan drejt 11 metërshave. Korçarët u treguan më të saktë në goditjet e penalltive, duke fituar me rezultatin 4-3. Në ndeshjen tjetër, Elbasani fitoi 2-0 ndaj Gjirokastrës, duke u renditur kështu të tretët, ndërsa gjirokastritët në vendin e katërt.

Finalja e kësaj grupmoshe do të zhvillohet më 1 korrik në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat