Ramos kontratë “faraonike” te PSG-ja

Futboll

Ramos kontratë “faraonike” te PSG-ja

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:06
Ramos kontratë “faraonike” te PSG-ja

Gigio Donnarumma tashmë u është nënshtruar mjekësore, holandezi Wijnaldum është zyrtarizuar dhe tani është radha e Sergio Ramosit. Ndërsa pret të mësojë nëse Mbappé do të rinovojë kontratën dhe nëse CR7 do të bashkohet me Neymarin në Paris, PSG shënon një tjetër goditje dhe fiton me të drejtë statusin e skuadrës favorite për të fituar Championsin sezonin e ardhshëm.

Sipas medieve në Spanjë, ish-kapiteni i Realit të Madridit, i cili disa ditë më parë i dha lamtumirën klubit “merengues” mes lotësh në një konferencën për shtyp, u ka komunikuar ish-shokëve të tij të skuadrës se ka vendosur të transferohet në Paris.

Pra, drejtori sportiv, Leonardo, i ka pranuar kërkesat e tij ekonomike. Mbrojtësi andaluz do të nënshkruajnë kontratë trevjeçare, në bazë të së cilës do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Për Ramosin patën interes klube të ndryshme, Milani e Roma në Itali e veçanërisht Manchester City në Angli, por ai zgjodhi PSG-në, me dëshirën për të luajtur në një klub me emra të mëdhenj dhe ku në të ardhmen do të mund të takohet me Raphael Varane, që gjithashtu nuk ka rinovuar kontratën me Realin dhe pëlqehet shumë nga Parisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat