Selektori i Gjermanisë: Në Angli jetohet për ndeshje të tilla

Futboll

Selektori i Gjermanisë: Në Angli jetohet për ndeshje të tilla

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:11
Selektori i Gjermanisë: Në Angli jetohet për ndeshje të tilla

Trajneri Joachim Low iu fal në fund një goli të Leon Goreckës, i cili kualifikoi gjermanët për në fazën e 1/8-ve. Por, 61-vjeçari tha pas ndeshjes se kurrë nuk e mendoi eliminimin.

“Do të jetë një ndeshje për tu mos humbur. Në Uembli do të përplasen dy kombëtare historike. Në Angli jetohet për ndeshje të tilla. Mendoj që ky fakt na motivon për të bërë më të mirën.

Do ta përgatisim në mënyrën e duhur këtë ndeshje duke nisur nga dita e sotme.

Jam i bindur që do të shihni një Gjermani shumë ndryshe nga ajo që patë sot (dje). Shpresoj që të kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat