Prishtina kërkon fitore ndaj Interit

Futboll

Prishtina kërkon fitore ndaj Interit

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:10
Prishtina kërkon fitore ndaj Interit

Prishtina do të luaj sot finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës synon që ta fitojë këtë finale për të kaluar në rrethin e parë të garës më të madhe evropiane për klube.

Bardhekaltërtit në finalen e madhe do të takohen me skuadrën Inter d’Escaldes që është kampion nga Andorra.

Për të arritur deri në finale, Prishtina u desh që ta mposhtë në gjysmëfinale skuadrën kampione të San Marinos, Folgore me rezultat 2-0.

Endrit Krasniqi dhe Mendurim Hoti ishin shënuesit e Prishtinës, skuadër e cila kishte shumë raste shënimi në takimin gjysmëfinal.

Kryeqytetasit sonte shpresojnë në fitore ndaj Inter d’Escaldes për të shkuar në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

E nëse shkon në raundin e parë, Prishtina do të përballet me gjigantin hungarez Ferencvaros.

Kujtojmë që sonte ndeshja mes Prishtinës dhe Inter d’Escaldes zhvillohet në ‘Elbasan Arena’ me fillim nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat