Gazetari anglez: Kosova ka një skuadër të mbushur me futbollistë të mirë

Futboll

Gazetari anglez: Kosova ka një skuadër të mbushur me futbollistë të mirë

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 12:54
Gazetari anglez: Kosova ka një skuadër të mbushur me futbollistë të mirë

Milot Rashica nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e një nga kampionateve më prestigjioze në Europë, siç është Premier League.

Sulmuesi u transferua te Norwich, me këta të fundit që i paguan Werder Bremen plot 11 milionë euro.

Së fundmi, për Rashicën flet edhe gazetari i prestigjiozes The Guardian, i cili thekson se Norwich ka marrë lojtarin më të mirë nga Kosova.

“Kosova ka një skuadër të mbushur me futbollistë të mirë por Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë të këtij shteti. Është një futbollist i talentuar që mund të ketë sukses.

Norwich ka bërë pazar të mirë me këtë blerje. Nëse e krahasojmë Kosovën çfarë futbollistësh ka pasur para 7-8 vitesh dhe tani është me të vërtetë sikur përallë”, u shpreh gazetari Nik Ames.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat