Agim Ibraimi në Vllazni?

Futboll

Agim Ibraimi në Vllazni?

Nga: K.G. Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:10
Agim Ibraimi në Vllazni?

Futbollisti me përvojë,  Agim Ibraimi, me gjasë do të qëndrojë në Shqipëri edhe për sezonin e ri. 

“Futbollisti i Kukësit, i cili ka kontratë me ekipin për një sezon tjetër, mund të ndryshojë ngjyrat e klubit këtë verë dhe të kalojë nga Kukësi në Vllazni të Shkodrës.

Sipas shkrimeve të disa mediave lokale, Vllaznia dhe AEL nga Qipro, janë në garë për Ibraimin. 

Sidoqoftë, Vllaznia këmbëngul për ta blerë atë, sepse trajneri i tyre Tomas Brdariç e sheh 32-vjeçarin në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm”, shkruan media maqedone “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat