Endrit Krasniqi - trim i ndeshjes, Prishtina eliminon Interin 

Futboll

Endrit Krasniqi - trim i ndeshjes, Prishtina eliminon Interin 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2021 Në ora: 20:52
Endrit Krasniqi - trim i ndeshjes, Prishtina eliminon Interin 

Futbollisti Endrit Krasniqi është trim i fitores së Prishtinës, me rezultat 2:0 ndaj Inter Escaldes nga Andorra, në ndeshjen finale të play-off-it të parakualifikueseve për Champions League, që u zhvillua në stadiumin në Elbasan.

Endrit Krasniqi e pati mbrëmjen e tij, realizoi dy gola, në minutën e 45-të dhe në atë të 58-tën.

Kampioni i Kosovës tregoi lojë më të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shënuan fitore plotësisht të merituar.

Ky është sukses i madh i Prishtinës, duke iu falënderuar edhe punës së madhe të kryetrajnerit Zekirja Ramadani. 

Prishtina tani ka për rival Ferencvaros nga Budapesti, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat