Gati oferta e çmendur për Pogba

Futboll

Gati oferta e çmendur për Pogba

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 23:09
Paul Pogba

“Nuk mendoj për të ardhmen time, jam i përqendruar vetëm tek Europiani”.

Këto kanë qenë fjalët e Paul Pogba pas ndeshjes kundër Portugalisë.

Mesfushori i Manchester United është duke hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me klubin anglez, me drejtuesit e këtij të fundit që kanë ndërmend ta bëjnë lojtarin më të paguar të Premier League: 24 milionë euro në sezon.

Kjo sepse Djajtë e Kuq nuk kanë ndërmend ta humbin lojtarin me kosto zero, siç ka ndodhur në të kaluarën kur Pogba është transferuar tek Juventus.

Sipas Sky Sports UK, negociatat kanë filluar, edhe pse ka disa klube që interesohen për mesfushorin (Juventus, Real Madrid dhe PSG) dhe duan ta marrin me kosto zero verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat